Liria i afrohet kreut

Futboll

Liria i afrohet kreut

Nga: K.G. Më: 16 tetor 2022 Në ora: 23:12
Pamje nga ndeshja Liria - A&N

Liria e Prizrenit ka shënuar fitore të thellë në derbin e qytetit, duke e mundur me rezultat 3:0 A&N, në ndeshjen e javës së 9-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

Golat i realizuan Astrit Berisha, Liridon Fetahaj dhe Prins Tjiueza.

Liria i afrohet kreut, renditet në vend të tretë me 15 pikë, ka dy me pak se lideri Feroniekli 74. 

Rezultatet 

Rilindja 1974 - Phoenix 1:0
Trepça - Vëllaznimi nesër
Istogu - Feronikeli 74 0:2
Rahoveci - Drenasi 2:1
Liria - A&N 3:0

Feronikeli 74 kryeson me 18 pikë, pasojnë Rahoveci 17, Liria 15, Istogu 15, Drenasi 15, Phoniex 13, Rilindja 1974 11, A&N 10, Trepça 5 dhe Vëllaznimi 1 pikë.

Në javën e ardhshme do të takohen: Rilindja 1974 - Feronikeli 74, Istogu - A&N, Liria - Rahoveci, Trepça - Phoniex dhe Drenasi - Vëllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat