Ronaldo hesht kritikët!

Futboll

Ronaldo hesht kritikët!

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 21:26
Ronaldo hesht kritikët!

Kristiano Ronaldo, po kalon një nga momentet më të vështira në karrierën e tij futbollistike.

Ylli portugez madje ka humbur edhe vendin e titullarit te Mançester Junajtid. Gjithsesi CR7 duket se ka forcën dhe dëshirën, për t’u ringritur edhe njëherë, më i fortë se kurrë.

Në mbrëmjen e sotme ndaj Evertonit, Ronaldo, heshti kritikët e shumtë, teksa u fut nga stoli në minutën e 29-të të pjesës së parë, duke zënë vendin e Marsial.

Vetëm 15 minuta në fushë, i mjaftuan yllit portugez për të tundur rrjetën, teksa vulosi shifrat në pjesën e parë 1-2.

CR7 udhëhoqi mjaft bukur një asist të Kasemiros, teksa u fut bukur nga e majta e zonës dhe mposhti portierin kundërshtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat