Roberto: Arbitri nuk i di rregullat e prekjes së topit me dorë!

Futboll

Roberto: Arbitri nuk i di rregullat e prekjes së topit me dorë!

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 11:21
Roberto

Barcelona pësoi disfatë nga transferta e Milanos në përballje me Interin, në sfidën e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Goli i Çalhanoglus do të rezultonte fatal për katalanasit e Çavi Hernandez, të cilët nuk ishin aspak të kënaqur me arbitrimin e ndeshjes.

Serhio Roberto ka shpërthyer pas ndeshjes, duke aluduar në gabimin e gjyqtarit në rastin e penalltisë dhe golit të anuluar.

“Nuk e kuptoj. Ata nuk i dinë as rregullat e prekjeve të topit me dorë. Na anulojnë golin pas një prekje me dorë dhe pastaj nuk sinjalizojnë të njëjtën situatë në favorin tonë.

Është një mundësi që ne humbasim këtu, por kemi një lojë tjetër, pas një javë në “Camp Nou”.

Ne e dinim se duke fituar këtu dhe më pas në shtëpi e kishim bërë klasifikimin. Nuk ndodhi kështu, por mendoj se në “Camp Nou” do ta arrijmë fitoren”, tha mes tjerash Roberto për “Marca”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat