Rinovim në shtëpinë e Milanit, tani vëmendja kalon te ylli i ekipit

Futboll

Rinovim në shtëpinë e Milanit, tani vëmendja kalon te ylli i ekipit

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 14:13
Rinovim në shtëpinë e Milanit, tani vëmendja kalon te ylli i ekipit

Milani i ka rinovuar kontratën Rade Krunic, deri në vitin 2025. Boshnjaku është pjesë e kampionëve të Italisë që prej vitit 2019 dhe për trajnerin Stefano Pioli ka qenë një alternativë e mirë në repartin e mesfushës dhe shpeshherë ka zgjedhur problemet e teknikut italian. Mesfushori në sezonin e fundit luajti 28 ndeshje në Seria A dhe në fund Krunic fitoi titullin kampion të Italisë duke dhënë kontributin e tij për fanellën kuqezi.

28-vjeçari në sezonin e ri ka luajtur vetëm në sfidën e parë të kampionatit përballë Undinezes, pasi ka pësuar një dëmtim që po e mban ende larg fushave. Rade deri më tani ka bërë 91 paraqitje për kuqezinjtë, duke i dhënë qëndrueshmëri dhe cilësi mesfushës. Fushata e rinovimeve të kuqezinjtë sapo ka filluar, pasi drejtuesit do të tentojnë me çdo kusht arritjet e firmës me yllin e ekipit Rafael Leao.

Portugezi shkëlqeu në derbin kundër Interit, duke shënuar dy gola dhe asistuar për Oliver Giroud. Nëse akordi midis tij dhe Milanit nuk do të arrihet, do të ketë interes shumë të madh për 23-vjeçarin, pasi Chelsea edhe këtë merkato verore bërë të pamundurën për ta transferuar në Stamford Bridge, por kampionët e Italisë nuk e lejuan një transferim të tillë.

Shkëlqimi i yllit portugez nuk po ndalet dhe së fundit flitet dhe për një interes nga Reali i Madrid, megjithatë duhet parë se si Maldini do ta zgjedhë këtë çështje, pasi edhe trajneri Pioli ka kërkuar me ngul arritjet e marreveshjes per rinovimin me Rafael Leao.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat