Ballkani fiton kundër Prishtinës, ku rrahën mes vete shikuesit para ndeshjes

Futboll

Ballkani fiton kundër Prishtinës, ku rrahën mes vete shikuesit para ndeshjes

Nga: K. G. Më: 4 shtator 2022 Në ora: 22:07
Atmosfera e ndreshjes së sotme, foto Shpend Ahmeti

Ballkani i Therandës, kampion në fuqi, kthehet me tre pikë të mëdha nga stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë!

Therandasit shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj skuadrës me renome Prishtina, në takimin e javës së pestë të Albi Mall Superliga e Kosovës.

Kampioni i tregoi Prishtinës se kush është shefi tani për tani në elitën e futbollit tonë.
Ndeshja derbi filloi me 10 minuta vonesë, pasi që në tribunën lindore rrahën mes vete tifozët, që i qiti një hije të keqe kësaj sfidë.

Mbi 6 mijë shikues ishin në derbi, një Ballkani që ia doli të merr tre pikë falë golin në minutën e 45-+1 të Albion Rrahmanit.
Prishtina zhvilloi ndeshjen e parë në edicionin e ri dhje njoftohet me humbjen e parë pas 2 fitoreve e 1 barazimi, ndërsa

Ballkani i kryetrajnerit lir Daja rreshton fitoren e tretë dhe ka dy ndeshje me pak të zhvilluara deri me tash. 

Gjilani kryeson me 13 pikë, duke lënë pas Ballkanin me 9, Dritën 8, Prishtinën me 7 pikë etj.

Kryetrajner i ri i Prishtinës,. Ismet Munishi, padyshim se e pati një mbrëmje të vështirë dhe e pësoi humbjen e parë nga ish skuadra e tij.

Rezultatet
Drita - Llapi 4:0
Trepça '89 - Malisheva 2:3
Drenica - Ferizaj 0:0
Dukagjini - Gjilani 0:1
Prishtina - Ballkani 0:1

Tabela

1. Gjilani    5    4    1    0    8:3    13
2. Ballkani   3    3   0    0    3:0   9    
3. Drita    4    2    2    0    8:3    8
5. Prishtina        3    2    1    1    4:3    7
5. Malisheva    4    2    0    2    7:6    6
6. Drenica    5    1    2    2    2:3    5
7.  Llapi    5    1    2    2    5:9    5
8. Ferizaj    5    0    3    2    4:7    3
9. Trepça ’89    4    0    2    2    7:10    2
10. Dukagjini    5    0    1    4    2:6    1
Në javën e ardhshme do të takohen: Drenica - Trepça '89, Malisheva - Dukagjini, Ballkani - Drita, Ferizaj - Llapi dhe Gjilani - Prishtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat