Te Gorica me rekomandim të Ademit

Futboll

Te Gorica me rekomandim të Ademit

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 10:45
Te Gorica me rekomandim të Ademit

Igor Angellovski i është rikthyer punës në klub dhe këtë sezon do ta udhëheq Goricën në ligën kroate. Klubi kroat do të luftojë për mbijetesë deri në fund dhe strategu maqedonas do të ketë për detyrë të sigurojë sa më shumë pikë.

Ky do të jetë angazhimi i parë në nivel klubesh për Angellovskin pasi u bë seleksionues i Maqedonisë së Veriut. Ai ka punuar si drejtor sportiv dhe strateg i parë te Rabotniçki, duke drejtuar edhe kombëtaren për gjashtë vite.

“Ekipi është gjithmonë para çdo individi dhe të gjithë në klub duhet të jenë si një. Kur në vitin 2014 isha kampion me Rabotniçkin, mosha mesatare ishte 19 vjeç. Lojtarët kryesorë të mi ishin Eljif Elmas, Stole Dimitrievski, Darko Velkovski. Kur erdha për herë të parë në Goricë, gjëja e parë që bëra ishte të shikoja një ndeshje për të rinj, sepse kjo është pasuria për një klub që ka mundësi të krijojë anëtarë të ekipit të parë nga shkollat ​​e të rinjve”, tha Angelovski në një intervistë për “Sportske. Novosti”.

“Mrme” në Goricë është rekomanduar nga reprezentuesi Arijan Ademi.

“Së pari i jam mirënjohës Kroacisë që i dha Maqedonisë një lojtar të tillë dhe jam krenar që kam qenë trajner i tij, si dhe krenar që kam një mik të tillë. Rekomandimi i tij mund të ketë qenë vendimtar që e gjithë kjo të ndodhë”, zbuloi trajneri maqedonas.

Angellovski do të debutojë në pankinën e Goricës kundër Varazhdinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat