PSG i “rrëmben” Valencias “yllin” e mesfushës për 20 milionë euro

Futboll

PSG i “rrëmben” Valencias “yllin” e mesfushës për 20 milionë euro

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 19:27
PSG i “rrëmben” Valencias “yllin” e mesfushës për 20 milionë euro

Carlos Soler bëhet “ylli” i radhës që i bashkohet PSG-së. Valencia nuk ka hezituar të pranojë ofertën e kampionëve francezë: 18 milionë euro plus tre në variabla. Kështu informon gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano.

Mesfushori spanjoll largohet nga klubi ku u rrit duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

Lojtarit i përfundonte kontrata sezonin e ardhshëm dhe nuk çuditërisht nuk kishte marrë ofertë për rinovimin deri një natë më parë, por ishte shumë vonë. Soler kishte mbyllur gjithçka me PSG, kështu  që Valencia nuk kishte rrugë tjetër veçse të pranonte ofertën e parizienëve.

Soler largohet si kapiten i ekipit dhe lë një boshllëk të madh në skuadër. Tani për të fillon një aventurë të re jashtë Spanjës në një skuadër të madhe, ku duhet të luftojë për të qenë titullar dhe për të fituar një vend në listën e Luis Enrique-s për Kupën e Botës “Katar 2022”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat