Gjiganti turk, kundërshtari i mundshëm i Shkëndijës në “play off”

Futboll

Gjiganti turk, kundërshtari i mundshëm i Shkëndijës në “play off”

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 14:47
Gjiganti turk, kundërshtari i mundshëm i Shkëndijës në “play off”

Gjiganti turk, kundërshtari i mundshëm i Shkëndijës në “play off”!

Shkëndija e Tetovës ka mësuar emrat e kundërshtarëve të mundshëm në “play off”-in e Conference League-s, kompeticion ku deri tani ka mundur të kalojë dy raunde, duke eliminuar Araratin dhe Valmieran.

Kuqezinjtë tetovarë, nëse do të bëjnë mrekullinë ndaj skuadrës suedeze AIK (skuadër ku ka pasur një përvojë të shkurtër ish-futbollisti i Partizanit, Jasir Asani), në “play off” do të matin forcat me fituesin e çiftit Fenerbahce-Slovacko.

Për ekipin kuqezi, nuk do të ishte diçka e veçantë kualifikimi në “play off”, pasi I kanë shkuar tri herë shumë pranë fazës së grupeve të Europa League-s, por janë eliminuar nga Milani, Rosenorgu dhe Genti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat