Klubi i Premier League-s hyn në garë për Berishën

Futboll

Klubi i Premier League-s hyn në garë për Berishën

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 11:15
Klubi i Premier League-s hyn në garë për Berishën

Mërgim Berisha nuk bën pjesë në planet e Fenerbahçes për sezonin e ardhshëm.

Klubi nga Stambolli është duke negociuar për transferimin e tij me Shtutgartin. Këta të fundit kanë paraqitur ofertën për huazim 1-vjeçar me të drejtë blerjeje, por turqit synojnë shitjen përfundimtare të tij.

Ndërkohë në garë tashmë ka hyrë edhe Lidsi.

Klubi i Premier League-s drejtohet nga Marsch, i cili e njeh më mirë se kushdo potencialin e Berishës. Të dy kanë punuar së bashku te Salcburgu, ku lojtari shqiptar përjetoi periudhën më të mirë në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat