Zbulohet përqindja e parave që do ta marrë Lazio nëse Mallorca e shet Muriqin

Futboll

Zbulohet përqindja e parave që do ta marrë Lazio nëse Mallorca e shet Muriqin

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 14:24

Vedat Muriqi do të bëhet sot edhe zyrtarisht futbollist i ri i Mallorcas.

Sulmuesi pritet ta nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me klubin spanjoll pasi t’i kalojë vizitat mjekësore.

Nga shitja e Muriqit, Lazio do t’i fitojë 9,4 milionë euro, të përfshirë këtu edhe bonuset.

Por, mediumi italian “La Repubblica” zbulon se në kontratën e “Piratit” ekziston një risi.

Në fakt, nëse klubi spanjoll e shet në të ardhmen prizrenasin, Lazio do t’i marrë 45 për qind të parave të shitjes së kartonit të përfaqësuesit kosovar.

Muriqi kishte edhe opsione të tjera si Galatasaray në Turqi dhe Hull City në Angli, por në fund vendosi për Mallorcan, aty ku i kaloi gjashtë muaj fantastikë në formë huazimi, duke i realizuar 5 gola dhe duke i bërë 3 asistime në 16 ndeshje të zhvilluara.

Kurse, tek Club Brugge nuk i kaloi vizitat mjekësore dhe me këtë rast ra në ujë opsion belg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat