Vidal prezantohet te Flamengo

Futboll

Vidal prezantohet te Flamengo

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 12:44
Vidal

Arturo Vidal është prezantuar te FLamengo teksa në konferencë theksoi se objektivi i tij është të fitoj Kupën Libertadores me klubin brazilian.

Mesfushori që në karrierën e tij përveç Inter ka luajtur edhe Juventus, Bayern Munich apo Barcelona, theksoi se në momentin që do të zbresë në fushë me fanellën e Flamengos do të ndihet si personi më i lumtur në botë.

“Jam shumë i lumtur që gjendem te Flamengo, është një ëndërr e bërë realitet. Unë do të jem njeriu më i lumtur kur të zbres në fushë me fanellën e Flamengos. Jam këtu për të fituar tituj, përndryshe mund të qëndroja në Kili dhe të shijoja pushimet.

Kam dashur gjithnjë të luaj për Flamengon dhe këtë dëshirë ja kam shprehur edhe Rafinhas kur ishim te Bayern.

Objektivi im është të ndihmoj skuadrën të fitoj Kupën Libertadores, Flamengo duhet të synoj për të fituar gjithçka. Unë kam fituar shumë trofe, por Kupa Libertadores është një nga arritjet më të mëdha për një lojtar amerikano-latin”, u shpreh Vidal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat