Kurteshi kalon të Rilindja 1974

Futboll

Kurteshi kalon të Rilindja 1974

Nga: Kemajl Goca Më: 19 korrik 2022 Në ora: 12:43
Kurteshi kalon të Rilindja 1974

Futbollisti Egzon Kurteshi ka arritur marrëveshjen me klubin nga Lugu i Baranit, Rilindja 1974.

KF Rilindja është anëtar i ri i Ligës së Parë të Kosovës.

Kurteshi tha se kushtet e mira janë ato që e bindën që të firmos me klubin Rilindja.

Mbrojtësi së fundit është paraqitur për ekipin e Rahovecit. 

“Ajo që më bindi, janë kushtet e mira edhe ambiciet e klubit që të janë sa më lart në tabelë, pse jo nëse vije mundësia të hyjmë edhe në Superligën e Kosovës”, thotë Kurteshi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat