Vidal te Flamengo, shpërthen ish-i i “Seleçaos”

Futboll

Vidal te Flamengo, shpërthen ish-i i “Seleçaos”

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 23:37
Vidal te Flamengo, shpërthen ish-i i “Seleçaos”

Zyrtarizimi i mesfushorit kilian Arturo Vidal si futbollist i  Flamengos nuk i ka pëlqyer aspak Cicinhos, ish-anësorit brazilian me të kaluar në Itali te Roma dhe në Spanjë te Reali. Në një intervistë për podkastin “Reis da Resenha”, ish-lojtari kritikoi ashpër afrimin e Vidalit: “Ai erdhi te Flamengo për të shijuar pensionin”.

Pasi zbarkoi në Rio de Zhaneiro si lojtar i lirë (u largua nga Interi), Vidal ka nënshkruar një kontratë 18-mujore me vlerë rreth 3.5 milionë euro.

“Vidal ishte një lojtar i madh, por te Flamengo ai nuk do të mund të bëjë asgjë.

Ai është në fund të karrierës së tij dhe ka ardhur për të shijuar pensionin dhe plazhin në Brazil. Ai postoi një video duke kërcyer …

Është folur kaq shumë për Vidal, se e kërkonin shumë klube, por atëherë pse nuk shkoi diku tjetër? Pse zgjodhi Flamengon? Për dashuri? Po tallemi? Nëse ishte kështu, ai do të zgjidhte Kilin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat