Bayerni nuk dorëzohet

Futboll

Bayerni nuk dorëzohet

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 13:20
Bayerni nuk dorëzohet

“Pozicioni ynë për këtë çështje është i qartë: Robert ka një kontratë deri në verën e vitit 2023. Shpresoj ta shoh Lewandowskin në ‘Säbener Strasse’ për stërvitje më 12 korrik”. Kështu u shpreh Hasan Salihamidzic, drejtor sportiv i Bayern Munich në një intervistë për ‘Sport Bild’.

Në këtë mënyrë, skuadra gjermane vazhdon të jetë e palëkundur në qëndrimin e vet, pavarësisht nga vullneti i sulmuesit polak për t’u larguar nga klubi këtë verë.

Ekzekutivi i skuadrës gjermane u pyet edhe për një ofertë të mundshme më të lartë nga Barcelona, ​​por ai siguroi se nuk do të ndryshojë qëndrim për këtë çështje.

Sa i përket futbollistit, ai nuk mendon asgjë tjetër veçse të veshë fanellën e Barçës këtë verë dhe, sipas gazetës “Bild”, këtë ia ka përsëritur Hasan Salihamidzic, drejtorit sportiv të Bayernit, i cili të mërkurën e kaluar udhëtoi për në Mallorca, ku bomberi polak ka një shtëpi.

Këtë e bëri në përpjekje për ta bërë që të ndryshojë mendje përballë dëshirës së tij për të mos e ezauruar vitin e mbetur të kontratës. Në samit ishte edhe Pini Zahavi, përfaqësuesi i futbollistit, sërish i vendosur në planet e tij për largim.

Duke ditur që Lewandowski e konsideron të mbyllur kohën e tij te Bayerni, mbetet të shihet sa e kanë tunduar ofertat e Paris Saint-Germain dhe Chelsea. Gjithsesi, fituesi i “The Best FIFA” më 2020 dhe 2021 ka lënë të kuptohet qartë se do vetëm Barçën.

Tani mbetet në dorë të klubit blaugrana, nëse do t’i ketë “muskujt financiarë” për ta përballuar nënshkrimin e polakut. Veç kësaj, gjithçka që mbetet është të thyejë rezistencën e Bayern Munich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat