Agolli vlerëson Elseid Hysajn

Futboll

Agolli vlerëson Elseid Hysajn

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 18:29
Agolli vlerëson Elseid Hysajn

Ansi Agolli ishte i ftuar në “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari. I pyetur sesi i është duke performanca e Elseid Hysajt në krahun e tij të mëparshëm, Agolli ka pasur vetëm vlerësime.

E vetmja kritikë për mbrojtësin shkodran, nëse mund të quhet e tillë nga Ansi, ishin krosimet që nuk i vijnë shumë për shtat pasi nuk luan me këmbën e majtë.

“Izraeli ka pasur lojtarë cilësorë më para, tani kanë bërë revolucion. Pika e tyre më e dobët është mbrojtja dhe atje ne duhet t’i godasim. Mbrojtja e tyre nuk është në nivelin e sulmit.

Elseid Hysaj në vendin tim? Ka shumë eksperiencë, luan te Lacio. E ka pak vështirësinë e këmbës së majtë. Vendi i tij natyral është në të djathtë.

Taktikisht është në rregull me Hysajn.

Provokimet e Izraelit? Të gjithë lojtarët duan të prekin pikat e dobëta të tuat, ne nuk duhet të biem pre e tyre, por të zbatojmë detyrat e vendosura nga Reja. Broja është një lojtar që bën diferencën, që të jep një shkëndijë më tepër. Duhet vetëm të rri me këmbë në tokë”, tha Agolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat