Holandezi kërkon apartament në qendër të qytetit

Futboll

Holandezi kërkon apartament në qendër të qytetit

Më: 24 prill 2022 Në ora: 11:54
Holandezi kërkon apartament në qendër të qytetit

Manchester United ka zgjedhur trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm me Djajtë e Kuq që do t’i besojnë trajnerit holandez Erik Ten Hag.

Ky i fundit ka dhënë prova te Ajax se mund të ndërtojë një filozofi dhe drejtuesit e anglezëve kërkojnë të nisin një cikël të ri pikërisht me Ten Hag.

Ndërkaq, 52-vjeçari ka nisur të nendojë për aventurën e re ndërsa i ka dorëzuar drejtuesve të United një listë me kërkesa sportive në lidhje me merkaton, ndërsa mes tyre është edhe dëshira e Ten Hag për të jetuar në qendër të Manchesterit.

Ten Hag kërkon të qëndrojë shumë pranë qendrës sportive, ndërsa ndryshe nga pasardhësit e tij nuk e ka problem përballjen me njerëzit në rrugë duke i dalë për zot rezultateve që do të regjistrojë skuadra në fushë.

Tashmë, te United po kërkojnë vendin e përshtatshëm për të akomoduar Ten Hag, ndërsa në listë është edhe lagjja në të cilën banon Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, apo edhe dy lojtarë të The Citizens si Gundogan dhe Bernardo Silva.

Megjithatë, për Ten Hag nuk ka problem të jetë fqinji i spanjollit dhe rivalëve të qytetit teksa për të më e rëndësishme është të krijojë një atmosferë familjare në Manchester dhe të ndihet si në shtëpinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat