Këto janë mungesat e Chelseas ndaj West Ham United

Futboll

Këto janë mungesat e Chelseas ndaj West Ham United

Më: 22 prill 2022 Në ora: 18:08
Rudiger dhe Kovacic

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel ka konfirmuar se Antonio Rudiger dhe Mateo Kovacic nuk do të jenë prezent për ndeshjen ndaj West Ham.

Rudiger dhe Kovacic nuk ishin në ‘Stamford Bridge’, për ndeshjen e xhiros 32 në Premier Ligë, ndaj Arsenal. Takim ky që u mbyll me fitore të ‘Topçinjëve’ 4:2.

Përpara ndeshjes së ardhshme ndaj West Ham, trajneri i Chelsea konfirmoi se Rudiger dhe Kovacic do të mungojnë edhe në ndeshjen e ardhshme që zhvillohet këtë xhiro.

“Të dy morën lëndime në kyçin e këmbës në gjysmëfinale të Kupës FA, ndaj Crystal Palace, munguan ndaj Arsenalit nuk do jenë as kundër West Ham United”, tha Tuchel.

Chelsea aktualisht gjenden në pozitën e tretë në tabelë me 62 pikë, pesë më shumë se ndjekësi i tyre më i afërt Tottenham Hotspur.

Ndeshja në mes Chelse – West Ham United zhvillohet të dielën, me fillim nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat