Ja si CR7 i përgjigjet Wayne Rooney-t

Futboll

Ja si CR7 i përgjigjet Wayne Rooney-t

Më: 7 prill 2022 Në ora: 13:40 Përditësuar në ora: 13:49 më 07.04.2022
Ja si CR7 i përgjigjet Wayne Rooney-t

Federata ka një “ëndërr në sirtar”

Kupa e Botës Katar 2022 mendohet se do të jetë edhe aventura e fundit e trajnerit Tite me kombëtaren e Brazilit. Tekniku 60-vjeçar e ka marrë drejtimin e Selecao në vitin 2016, e tashmë duket se nuk ka më të njëjtën energji për të punuar me kombëtaren.

Ndërkohë, Federata po merr masat në mënyrë që kur vendimi i Tites të jetë zyrtar, të mos gjendet e papërgatitur.

Ëndrra më e madhe e Federatës Braziliane të Futbollit është Pep Guardiola. Tekniku spanjoll ka një kontratë me Manchester City deri në vitin 2023, nga e cila përfiton 20 milionë euro në sezon. Megjithatë, kontrata faraonike me anglezët nuk i step aspak zyrtarët brazilianë të cilët kanë formuluar edhe ofertën që do t’i paraqesin Guardiolës.

Kështu, nëse pranon ofertën e Brazilit atëherë 51-vjeçari, do t’i duhej të ulte disi fitimet pasi nga kontrata me Selecaon do të përfitonte 12 milionë euro deri në vitin 2026, tetë milionë më pak se rroga që i garantojnë drejtuesit e Cityzens. Federata braziliane ka besim të madh se mund të arrijë marrëveshjen me Pep, teksa e sheh teknikun e City-t si të duhurin për të pretenduar trofetë madhorë.

Ancelotti habit me deklaratën

Karim Benzema ishte fantastik mbrëmjen e djeshme teksa realizoi një tripletë ndaj Çelsit në stadiumin “Stamford Bridge”, ku Reali i Madridit triumfoi me rezultatin 1-3, e vlefshme për ndeshjen e parë të fazës çerekfinale të Champions-it.

Gjatë deklaratës pas ndeshjes, trajneri i klubit mbretëror ka habitur me deklaratën ku i ka thënë me shaka Benzemasë që nuk do të luante këtë sfidë:

“Benzema nuk ishte i pajisur me lejen e kalimit për në stadium dhe i thashë që nuk do ta luash për fat të keq, ndërkohë masazhatori e zgjidhi shumë shpejt këtë situatë duke e gjetur një të tillë.

Benzema është sulmues i madh, nuk ke çfarë të shtosh tjetër!”, përfundoi Ancelotti.

Nagelsman pranon paraqitjen zhgënjyese të Bayernit

Nagelsman pranon paraqitjen zhgënjyese të Bayernit: Mund të kishte shkuar edhe më keq, në Mynih do të jetë një finale!

Julian Nagelsman e kishte menduar ndryshe ndeshjen e mbrëmshme në Spanjë, edhe pse trajneri i Bajernit e kishte paralajmëruar më parë që sfida me Vijarealin do të ishte e vështirë.

“E dinim që nuk do të ishte e lehtë pasi ata luanin përballë publikut të tyre që ishte një faktor i rëndësishëm. Kështu do të jetë edhe për ne në ndeshjen e kthimit pas një jave”, tha 34-vjeçari pas ndeshjes.

Nagelsman dhe skuadra e tij bënë praktikisht gjithçka për ta humbur këtë ndeshje duke mos marrë në asnjë moment lojën nën kontroll dhe kjo për meritë të kundërshtarit.

“Merituam të humbisnim. Nuk ishim mirë, nuk bëmë asgjë për ta fituar ndeshjen. Në pjesën e parë gabuam shumë në mbrojte dhe mund të kishim pësuar më shumë gola.

Pjesa e dytë ishte më e mirë dhe mendoj që loja u bë më e hapur. Shpeshherë humbisnim topin pasi ishim shumë të nxituar në veprimet tona, kjo pasi rezultati nuk ishte në favorin tonë. Por ashtu si shkoi ndeshja, mund të them që ishim me fat që nuk pësuam më shumë gola”.

Gjithsesi, në fund, trajneri gjerman premton se ndeshja e kthimit do të jetë ndryshe.

“Tani sfida në Mynih do të jetë një finale. Nuk mund të bëjmë të njëjtën paraqitje dy herë dhe djemtë e dinë këtë gjë. Nëse duam të shkojmë në fazën tjetër, duhet të shënojmë më shumë se një gol.

Do të jetë e vështirë dhe në Gjermani, pasi spanjollët janë një skuadër kompakte dhe e rrezikshme në kundërsulme falë trajnerit të tyre që di të lexojë shumë mirë lojën.

Por ne jemi Bajerni dhe do të japim gjithçka para tifozëve tanë të cilët do të jenë një shtysë më shumë për ne në fushë”, përfundoi trajneri bavarez..

Ja si CR7 i përgjigjet Wayne Rooney-t

Wayne Rooney deklaroi pas barazimit të Manchester në sfidën ndaj Leicester City-t se “Djajtë e Kuq” duhet ta mendojnë të ardhmen pa Cristiano Ronaldon. Sipas tij, pavarësisht statistikave personale të CR7, skuadra e Manchester United nuk ka bërë përparim, përkundrazi këtë sezon ka bërë hapa pas.

Në një talk show futbolli të Sky Sports, legjenda e United, aktualisht trajner i Derby County-t bëri, thirrje që Ronaldo të largohej këtë verë së bashku me mesfushorin Paul Pogba, duke pretenduar se rikthimi i tij nuk kishte qenë në interesin e klubit.

Rooney postoi një foto të tij ku shfaqet së bashku me ish-legjendën e Liverpoolit, Jamie Carragher, dhe prezantuesin David Jones nga “Monday Night Football” dhe Ronaldo shfrytëzoi rastin për t’iu përgjigjur kritikave të Rooney-t dhe ish-it të Liverpoolit, duke komentuar: “Dy xhelozë”. Më vetëm dy fjalë, CR7 ka thënë shumë.

Kuptohet që “ylli” luzitan nuk i kanë pëlqyer komentet e Rooney-t, sipas të cilit “nëse shikon të ardhmen e klubit, duhet të marrësh lojtarë më të rinj dhe të uritur për të bërë gjithçka për të ngritur Manchester United gjatë dy ose tre viteve të ardhshme…".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat