Dy shembuj...

Futboll

Dy shembuj...

Më: 2 mars 2022 Në ora: 17:18
Xavi

Barcelona po punon që t’i dorëzojë trajnerit Xavi skuadrën më të mirë të mundshme për sezonin e ardhshme.

Objektivi kryesor i merkatos së verës do të jetë Erling Haaland, ndërsa goditjet e tjera, siç ka shkruar Diario Sport, do të jenë lojtarë me kosto zero ose me kosto të ulët.

Dy shembuj të tillë janë mbrojtësi i Chelsea-t, Andreas Christensen dhe mesfushori i Milan-it, Frank Kessie. Nëse ylli i kuqezinjve do të merret, atërherë katalanasit do të kenë gjashtë mesfushorë në ekip.

Nëse afrikani do të merret, një nga mesfushorët që janë aktualisht në skuadër do të largohet. Sergio Busquets, Pedri, Frenkie de Jong, Gavi dhe Nico Gonzalez e kanë të sigurt vendin për sezonin e ardhshëm, ndërsa Riqui Puig do të shitet.

Talent i katalanasve ka luajtur më pak me Xavi-n sesa ka bërë me Quique Setien, Ronald Koeman ose Ernesto Valverde. Ai, ashtu si Sergi Roberto, i cili është afër skadencës së kontratës, pritet të ndërrojnë ekip  pas këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat