Renova huazon senegalezin

Futboll

Renova huazon senegalezin

Më: 19 janar 2022 Në ora: 14:10
Barry Muhamadu Suahib

Renova një ditë para nisjes për në Ohër ka bërë edhe një lëvizje tjetër në merkato, teksa janë dakorduar me drejtuesit e FC Shkupit për huazimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Barry Muhamadu Suahib, njofton “infOSport.mk”.

Senegalezi 23-vjeçar nuk arriti të rigjejë veten te FC Shkupi, kjo shkaku edhe i konkurrencës së madhe, ndërsa i njëjti pret që te Renova të tregojë cilësitë e tij të vërteta.

Barry iu bashkua skuadrës së FC Shkupit verën e vitit të kaluar nga rradhët e skuadrës senegaleze të Demda Diop. Ai debutoi me FC Shkupin edhe në arenën ndërkombëtare në ndeshjen ndaj Llapit, ndërsa në kampionatin tonë vendor u paraqit në vetëm 4 ndeshje.

Ndërkohë siç mëson “infOSport.mk” drejtuesit e skuadrës nga Xhepçishti janë në bisedime e sipër edhe me një mesfushorë me nënshtetësi kroate, i cili pritet që ti bashkohet skuadrës për fazën kryesore në Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat