Bukuroshja e ekranit televiziv rrëfen natën në marrëdhënie me lojtarin e njohur

Futboll

Bukuroshja e ekranit televiziv rrëfen natën në marrëdhënie me lojtarin e njohur

Më: 11 janar 2022 Në ora: 23:03
Bukuroshja e ekranit televiziv rrëfen natën në marrëdhënie me lojtarin e njohur

Bukuroshja e ekranit televiz rrëfen natën në marrëdhënie me lojtarin e njohur

Jack Grealish sërish mes të polemikave për jetën ethshme intime jashtë marrëdhënies me partneren e tij Sasha Attwood.

Futbollisti i Manchester City ka qenë me të që në adoleshencë, por muajt e fundit kanë dalë në dritë dëshmi të ndryshme që kanë vënë në diskutim serioz marrëdhënien në çift.

Futbollisti i talentuar anglez së fundmi ishte i lidhur me aktoren Emily Atack dhe “yllin” e “Love Island” Amber Gill, por për t’i hedhur më tepër benzinë zjarrit, mendon “ylli” televiziv, Chloe Brockett, që ka pranuar se ka kaluar një natë plot pasion me lojtarin e City-t gjatë pushimeve të tij në Mykonos.

21-vjeçarja ka treguar detajet e takimit të saj me Jack në ishullin e famshëm grek:

“Unë dhe Jack ishim në Mykonos, në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë. Nuk e kisha takuar kurrë më parë. As që e dija se kush ishte ai para “Euro 2020”, por e pashë të luante për Anglinë,” – rrëfeu Chloe për “The Sun”.

“U takuam në Toy Room (një vend, motoja e të cilit është: “Mëkatarët janë gjithmonë të mirëpritur”) dhe ai u nis drejt meje. Nuk jam e sigurt nëse më njohu, por ai u prezantua dhe filluam bisedën. Ishte vërtet simpatik, shumë llafazan dhe miqësor. Dhe pa dyshim që është shumë i pashëm.”

“Ai nuk përdorte fjalë flirtuese dhe ne kaluam shumë mirë. Më pas më kërkoi të kthehesha në vilën e tij dhe unë pranova”, vazhdoi ajo.

Se çfarë ndodhi më pas, gjithkush mund ta imagjinojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat