Klubet nuk po pajtohen asesi me Kupën e Afrikës

Futboll

Klubet nuk po pajtohen asesi me Kupën e Afrikës

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 10:26
Klubet nuk po pajtohen asesi me Kupën e Afrikës

Kupa e Afrikës nuk është pritur aspak mirë në klubet të cilat luftojnë për titullin kampion.

Liverpool, Milan, Chelsea, Arsenal janë vetëm disa klube që kanë qenë kundër mbajties së këtij kompeticioni, klubet nuk duan që lojtarët të largohen në momentet më të rëndësishme të sezonës.

Liverpool pritet të humbas dy lojtarët kyç, Mane dhe Salah do të largohen me kombëtaret e tyre në fillim të muajit Janar, dhe në këtë kohë Liverpool nuk duan që sezona mund të marri kahje tjetër me largimin e dyshes Mane – Salah.

Man City, Arsenal, Chelsea, Crystal Palace do të mbesin pa disa lojtar kryesor të skuadrës, dhe siç mësojnë mediat në ishull, ka kohë që klubet po mundohen të i bindin futbollistët, por kjo gjë duket se nuk do të ndodh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat