Alimi largohet nga Shkëndija

Futboll

Alimi largohet nga Shkëndija

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 18:28
Alimi largohet nga Shkëndija

KF Shkendija, kampion në fuqi i Maqedonisë së Veriut dhe futbollisti Armend Alimi, me marrëveshje ndërprenë bashkëpunimin.

KF Shkëndija dhe Armend Alimi kanë arritur marrëveshje të dyanshme që të ndërpritet bashkëpunimi.

“KF Shkëndija dhe Armend Alimi kanë arritur marrëveshje të dyanshme që të ndërpritet bashkëpunimi.

KF Shkëndija shpreh publikisht mirënjohjen për Armendin për angazhimin dhe përkushtimin e tij në fanellën kuqezi, dhe i dëshirojmë shumë fat dhe suksese në të ardhmen. Dyert e klubit tonë për Armendin do të jenë gjithmonë të hapura për bashkëpunime të ndryshme në të ardhmen.

Rikujtojmë që Armendi skuadrës sonë iu bashkëngjit në vitin 2014 dhe ky ishte sezoni i tetë garues i tij në fanellën kuqezi.

Me fanellën e tij me numrin 5, ishte lojtari më i rregullt në mesfushën e Shkëndijës. Armendi për klubin tonë shënoi gjithsej 45 gola dhe qindra asistime, ndërsa më shumë shkëlqeu pikërisht në ndeshjet më të vështira, ato të garave evropiane”, njofton Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat