Pedro në fokus

Futboll

Pedro në fokus

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 15:44
Pedro në fokus

Ideja e afrimit të Zhoao Pedro në kombëtaren italiane po bëhet dita-ditës një hipotezë gjithnjë e më konkrete.

Italia e Mançinit është e dëshpëruar për një bomber në sulm dhe siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, FIGC po punon për të verifikuar në detaje situatën e sulmuesit brazilian me pasaportë italiane.

Tashmë javën e ardhshme telefoni i kapitenit të Kaljarit mund të bjerë dhe numri në ekran mund të jetë ai i trajnerit italian, gati për ta thirrur për play-offin e Botërorit në mars.

Zhoao Pedro është shtetas italian që nga viti 2017 dhe nuk është thirrur asnjëherë nga “axurrët”, ndonëse asnjëherë nuk e ka fshehur se ishte një nga ëndrrat dhe synimet e tij. Me fanellën e Brazilit ai luajti vetëm një kampionat të Amerikës së Jugut U-17 në vitin 2009 dhe kjo, sipas rregullave të FIFA-s, nuk duhet të përfaqësojë një pengesë për thirrjen e tij me Italinë.

Numri 10 i Kaljarit ka shënuar 34 gola në Serie A në dy sezonet e fundit dhe në këtë aktual ai është në vendin e 7-të në renditjen e golashënuesve, pavarësisht se Kaljari është në vendin e fundit në renditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat