Çfarë po i ndodh Nedim Bajramit?

Futboll

Çfarë po i ndodh Nedim Bajramit?

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 19:58
Çfarë po i ndodh Nedim Bajramit?

Nedim Bajrami i bëri një start fantastik sezonit, duke shkëlqyer me fanellën e Empolit e duke dhënë sinjale të aftësive të tij edhe me bluzën e kombëtares kuqezi.

Por në muajin e fundit, lojtari ka patur një rënie të paraqitjeve të tij, që kanë shqetësuar jo pak tifozët.

Megjithatë, drejtori sportiv i Empolit, Pietro Akardi, mendon se Bajrami ka nevojë për kohë që të vazhdojë rritjen e tij, meqë bëhet fjalë për një futbollist të ri. Duke folur për mediat italiane, ai ka theksuar se futbollisti është i paprekshëm, e do të vazhdojë të jetë pjesë e projektit.

“Luhatja bën pjesë në rrugëtimin e rritjes, edhe në vitin e kaluar Bajrami ka pasur një moment të tillë, por jemi të ndërgjegjshëm që kemi në dispozicion një lojtar i cili do të rritet. Dhe i cili do të qëndrojë këtu, kemi shumë besim te ai.

Këtë moment luhatjeje e cilësojmë normal në këtë rrugëtim. Ai është i ri, duhet të bëjë një rrugë të tillë, mos harrojmë se është një futbollist i datëlindjes 1999”, shpjegoi drejtuesi i Empolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat