Pas ndeshjes me Shqipërinë, anglezi akuzohet për tradhti ndaj të dashurës 

Futboll

Pas ndeshjes me Shqipërinë, anglezi akuzohet për tradhti ndaj të dashurës 

Nga: K.G. Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 15:13
Pas ndeshjes me Shqipërinë, anglezi akuzohet për tradhti ndaj të dashurës 

Futbollisti më i shtrenjtë anglez është në qendër të skandalit: Është në një lidhje dhe po e fsheh me aktoren.

Në vend që të shkruhej për pjesëmarrjen e tij në ndeshjen kundër Shqipërisë të premten mbrëma, mesfushori i Manchester Cityt, Jack Grealish, u përshëndet të shtunën në mëngjes nga një faqe, ku akuzohet se ka tradhtuar të dashurën e tij Sasha Attwood!

Përkatësisht, “The Sun” ka publikuar se Grealish prej muajsh po korrespondon me aktoren dhe emrin e njohur televiziv anglez Emily Atack, të cilën e ka njohur përmes rrjeteve sociale.

“Ata kanë nisur të komunikojnë përmes Instagramit dhe ndërkohë kanë shkëmbyer numra. Jack i telefononte Emily-t thuajse çdo ditë dhe ishte mjaft i hapur për këtë” – thotë burimi i “Sun” dhe shton:

“Ata janë bërë shumë të mirë në muajt e fundit. Jack ishte madje në shtëpinë e saj në veri të Londrës, ndërsa Emily është tema kryesore e bisedës.

Megjithatë, tani për tani është e vetmja miqësi dhe të dy nuk kanë kaluar kufirin. si mesfushori ashtu edhe ajo janë të fokusuar në karrierën e tyre”. 

Ai është në një lidhje me Sasha Attwood që nga fëmijëria dhe mediat shkruajnë për ta si “Bekhamët e rinj”.

Pavarësisht se ende shkruhet se Jack dhe Sasha janë bashkë, vlen të theksohet se futbollisti është parë disa herë gjatë dy viteve të fundit në shoqërinë e vajzave të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat