Alimi e Akrapoviq tejkalojnë mosmarrëveshjet 

Futboll

Alimi e Akrapoviq tejkalojnë mosmarrëveshjet 

Nga: K.G. Më: 10 shtator 2021 Në ora: 21:55
Alimi e Akrapoviq tejkalojnë mosmarrëveshjet 

Futbollisti Armend Alimi dhe trajneri i Shkëndijes nga Tetova, Bruno Akrapoviq, tejkalojnë mosmarrëveshjet. 

“Armend Alimi, edhe pse transferimi ishte gati në Prishtinë, ku pritej vetëm nënshkrimi i ish -anëtarit të kombëtares maqedonase, por në momentin e fundit Alimi vendosi të qëndrojë në Shkendijë të paktën deri në janar, ndoshta deri në qershor kur edhe i skadon kontrata e tij”, shkruan “Sportmedia”.

Alimi dhe trajneri Bruno Akrapoviq u qetësuan pas atyre mosmarrëveshjeve në ndeshjen me Renovën dhe pas saj. 

“Me Alimin në mesfushë, sigurisht që do të jetë më e lehtë për Shkendijën që të mbrojë titullin, edhe pse në këtë sezon rival e ka skuadrën cilësore Shkupi, e cila është lider në tabelë.

Të martën do të takohen Shkendija – Shkupi”, shkruan mes të tjera media maqedone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat