Cafu zgjedh më të mirët e Copa America

Futboll

Cafu zgjedh më të mirët e Copa America

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 17:43
Cafu zgjedh më të mirët e Copa America

Legjenda e Brazilit, Cafu, ka pranuar se është një admirues i mbrojtësit të Tottenham, Cristian Romero.

Ish-ylli i Milani-t ka përmendur emrin e argjentinasit kur ka folur për lojtarët e rinj më të mirë që kanë rënë në sy gjatë Copa America të zhvilluar këtë verë.

“Ka disa lojtarë që duhen përmendur”, ka thënë Cafu për Omnicom Group. “Nga Brazili, jam befasuar nga Lucas Pqueta.

“Edhe nga kolumbiani Luis Diaz, më i miri i turneut, dhe Cristian Romero i Argjentinës, i cili ka luajtur një ndeshje shumë të mirë në finale”.

Romero u transferua te Tottenham nga Atalanta për 42.5 milionë sterlina pasi u shpall mbrojtësi më i mirë i Serisë A sezonin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat