Hakmarrja e Brazilit

Futboll

Hakmarrja e Brazilit

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 14:58
Hakmarrja e Brazilit

Argjentinasit që paraqiteshin në kualifikueset e Botërorit 2022 nga Premier u detyruan duhej të karantinoheshin. Nuk shkoi më mirë edhe për brazilianët, që nuk shkuan në kombëtare (me zgjedhjen e klubeve të tyre). Tetë lojtarët që nuk fluturuan për në Brazil nuk do të jenë në gjendje të luajnë në ndeshjet e kësaj fundjave. Federata Braziliane e Futbollit ka kërkuar zbatimin e një rregulli të FIFA-s, që përjashton (pezullon) për 5 ditë ata që nuk i përgjigjen thirrjes së kombëtares.

LISTA – Kështu, Liverpool-it do t’i duhet të heqë dorë nga Roberto Firmino, Fabinho dhe Alisson; Manchester City nga Ederson dhe Gabriel Jesus; Leeds nga Raphinha. Ka shkuar edhe më keq për Chelsea dhe Manchester United. Thiago Silva dhe Fred nuk do të jenë në gjendje të luajnë në Ligën e Kampionëve kundër Zenit San Petersburg (i cili, nga ana e tij nuk do të jetë në gjendje të llogarisë Malcolm dhe Claudinho) dhe Young Boys, të martën e ardhshme, sepse pezullimi shkon nga 10 deri më 14 shtator.

Vendimi i klubeve Premier për të mos dërguar lojtarët në kombëtare për kualifikueset e Amerikës së Jugut erdhi ngaqë ata duhej të udhëtonin në vendet e listës së kuqe, çka nënkuptonte humbjen e disa ndeshjeve me to për shkak të karantinës së detyrueshme 10-ditore në Britaninë e Madhe. I vetmi i “falur” është sulmuesi i Everton, Richarlison. Brazili nuk ka kërkuar ndëshkim për të, pasi Evertoni e lejoi atë të luante në “Tokio 2020”.

Federatat e Meksikës, Paraguajit dhe Kilit gjithashtu i kërkuan FIFA-s të ndalojë Raul Jimenez, Miguel Almiron dhe Francisco Sierralta të luajnë këtë fundjavë me klubet e tyre. Presidenti i FIFA -s, Gianni Infantino, i kishte kërkuar qeverisë britanike të përjashtonte lojtarët nga karantina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat