Halimi: Me top ishim mirë por në 16-shin e tyre nuk ishim 100 për qind

Futboll

Halimi: Me top ishim mirë por në 16-shin e tyre nuk ishim 100 për qind

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 23:48
Halimi: Me top ishim mirë por në 16-shin e tyre nuk ishim 100 për qind

Mesfushori i Kosovës, Besar Halimi, ka folur për media pas përfundimit të takimit me Greqinë në stadium “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ai ka thënë se ekipi duhet të shfrytëzojë rastet më shumë ndërkohë që ka shtuar se ka shpresë që lojtarët e tjerë do arrijnë rezultat pozitiv me Spanjën pasi që ai do të mungojë për shkak të grumbullimit të kartonëve.

Me top ishim mirë por në 16-shin e tyre nuk ishim 100 për qind të rrezikshëm të japim gol. Prapë se paprë kemi treguar se kemi rikthyer formën e mëhershme dhe besoj se mund të vazhdojmë kështu”, tha ai.

“Kam shpresë në lojtarët tjerë. Ju uroj suksese dhe do Zoti e marrim një pikë”, shtoi Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat