​Serie A zhvillon xhiron e dytë

Futboll

​Serie A zhvillon xhiron e dytë

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 11:39
​Serie A

Sot do të vazhdojë xhiro e dytë e ndeshjeve në ligën italiane ndryshe të njohur edhe si Serie A, me disa takime interesante.

Skuadrat si Atalanta, Lazio dhe Juventusi do ta hapin xhiron e dytë të tyre kundër skuadrave si Bologna. Spezia dhe Empoli.

Ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Atalantas dhe Bolognas, e cila starton nga ora 18:30, kurse Juventusi do ta mbyll programin e sotëm, ku me fillim nga ora 20:45 zhvillon ndeshje kundër Empolit.

Tabelën e Serie A e kryeson kampioni aktual Interi, me pikët e plota të arkëtuara, gjithsej gjashtë sosh, kurse pa asnjë pikë të arkëtuar janë skuadrat si Salernitana, Torino, Sampdoria, Fiorentina, Empoli, Genoa, Verona dhe Venezia.

Programin e plotë të ndeshjeve në Serie A e gjeni më poshtë.

18:30 Atalanta – Bologna (Stadiumi Gewiss)

18:30 Lazio – Spezia (Stadiumi Olimpico)

20:45 Fiorentina – Torino (Stadiumi Artemio Franchi)

20:45 Juventus – Empoli (Stadiumi Allianz)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat