Dukagjini hesht Therandën

Futboll

Dukagjini hesht Therandën

Nga: K.Goca Më: 22 gusht 2021 Në ora: 19:05
Dukagjini hesht Therandën

Dukagjini nga Klina hesht Therandën, duke barazuar me rezultat 2:2 me Ballkanin në hapje të edicionit të ri në elitën e futbollit të Kosovës.

Dukagjini u rikthye në Superligë dhe sot me sukses u paraqit në udhëtim, duke importuar një pikë të madhe, një gëzim i madh për djelmoshat e kryetrajnerit Armend Dallku. 

Ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit mes Ballkanit nga Theranda dhe Dukagjinit të Klinës.

Katër gola, një penallti e humbur dhe një karton i kuq, dhuruan emocione të mëdha të tifozët. 

Në minutën e 30-të, Blendi Baftiu nuk shënon nga penalltia, Altik Muhaxhiri pret për në mënyrën më të mirë, shpëton Dukagjini.

Në minutën e 45-të, Ermal Krasniqi realizon për epërsinë 1:0 të Ballkanit. 

Nuk vonon asnjë minutë dhe Arbër Shala barazon. 

Në pjesën e dytë, Dukagjini reagon shpejtë dhe kalon në epërsi me 2:1 në minutën e 54-të, duke iu falënderuar Ermal Krasniqi.

Dukagjini barazon rezultatin në 2:2 me golin e Ahmed Januzit në minutën e 68-të.   

Në minutën e 73-të, karton i kuq, ku përjashtohet Ahmed Januzi për shkak të një ndërhyrje të ashpër. 

Dukagjini kthehet me një pikë shumë të rëndësishme nga ky udhëtim i vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat