Sulejmani flet pas ftesës

Futboll

Sulejmani flet pas ftesës

Më: 26 maj 2021 Në ora: 12:51
Sulejmani flet pas ftesës

Kosova ka publikuar listën për dy ndeshjet e para të muajit qershor.“Dardanët” do të luajnë fillimisht ndaj San Marinos e më pas ndaj Kazakistanit. Në mesin e futbollistëve të ftuar është edhe mesfushori që luan tek Hannover, Valmir Sulejmani.

Ai rikthehet tek kombëtarja e Kosovës pas një kohe relativisht të gjatë.

Në një prononcim për GazetaBlic Sport, futbollisti kosovar u deklarua shumë i lumtur për ftesën nga selektori Challandes.

“Pa dyshim që jam shumë, shumë i lumtur me rikthimin në përfaqësuesen e Kosovës. Pas shumë viteve që kisha probleme me lëndime u detyrova me kalu në Ligën e katërt me luajt, natyrisht duke dhënë shumë angazhim nga vetja për ta veshur prapë një ditë fanellën e Kosovës. Jam shumë i lumtur dhe mezi po pres” tha fillimisht Sulejmani.

Më pas ai ju premoj tifozëve që do ta jap maksimumin e tij me fanellën dardane.

“Tifozëve ju premtoj që do të japë maksimumin tim gjithmonë dhe që do jem gjithmonë në gjendje t’i ndihmojë shtetit tim“, përfundoi Sulejmani.

Këtë edicion ai ka luajtur 29 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola e ka bërë 2 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat