Memelli shkund ekipin para Kukësit

Futboll

Memelli shkund ekipin para Kukësit

Më: 27 mars 2021 Në ora: 23:32
Memelli shkund ekipin para Kukësit

Pjesa e dytë e sezonit e ka gjetur ekipin e Skënderbeut mjaft të vendosur dhe që zhvillon një futboll ndryshe dhe njeh rritje në lojë dhe rezultate, këtë e tregoi edhe në ndeshjen e fundit në Fier.

Tashmë, Skënderbeu është rikthyer përgatitjeve për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Kukësit.

Fitorja e fundit në Fier mban ende në lojë korçarët për objektivin sezonal që është mbijetesa. Ndaj, edhe për këtë angazhimi duhet të jetë maksimal, pasi ndeshja e radhës kërkon një impenjim të veçantë për korçarë që në këtë moment vijnë plot eufori dhe dëshirë për të bërë mirë.

Memelli ka kërkuar përgjegjshmëri dhe seriozitet nga skuadra, për të tentuar më pas goditjen e madhe në “Elbasan Arena” përballë Kukësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat