Ne ju presim, një reklamë shqiptare i ndërpret konferencën trajnerit të Anglisë

Futboll

Ne ju presim, një reklamë shqiptare i ndërpret konferencën trajnerit të Anglisë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 17:15
Ne ju presim, një reklamë shqiptare i ndërpret konferencën trajnerit të Anglisë

'Ne ju presim', një reklamë shqiptare i ndërpret konferencën trajnerit të Anglisë.

Një episod i veçantë ka ndodhur gjatë konferencës online të trajnerit të Anglisë, Sauthgejt, para sfidës ndaj Shqipërisë, që do të zhvillohet ditën e diel në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”.

Teksa trajneri i “3 luanëve” ishte duke kthyer përgjigje për pyetjet e gazetarëve, një reklamë shqiptare është vendosur në sfond duke u dëgjuar në sallë, dhe duke i ndërprerë fjalën Southgejtit: “E gjeni në faqen tonë të internetit, ne ju presim”.

E këtë moment trajneri i Anglisë e ka kaluar me buzëqeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat