Fatos Beqiraj shënon për Malin e Zi, Kristijan Vulaj debuton

Futboll

Fatos Beqiraj shënon për Malin e Zi, Kristijan Vulaj debuton

Nga: Kemajl Goca Më: 27 mars 2021 Në ora: 17:06
Fatos Beqiraj shënon për Malin e Zi, Kristijan Vulaj debuton

E jashtëzakonshme, dy shqiptarë në petkun e Malit të Zi, në fitoren me rezultat 4:1 ndaj Gjibraltarit, në takimin e vlefshëm të Grupit G të kualifikueseve për Kampionatin Botëror. 

Futbollisti Fatos Beqiraj u paraqit standard dhe Kristian Vulaj, futbollist i Deçiqit nga Tuzi, u inkuadrua nga minuta e 26-të.

Beqiraj e hapi serinë e golave në minutën e 26-të.

Për Malin e Zi shënuan Beqiraj (26'), Simiç (43'), Tomasheviq (53') e Jovetiq (80') dhe për Gjibraltarin Styche (30'-nga penalltia).

Vulaj u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 30-të. Beqiraj luajti deri në minutën e 46-të. Mali i Zi kryeson grupin me 6 pikë dhe Gjibraltari është fund me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat