Yjet e Liverpoolit pajtohen, e majta e Xherdan Shaqirit është...

Futboll

Yjet e Liverpoolit pajtohen, e majta e Xherdan Shaqirit është...

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 19:29
Yjet e Liverpoolit pajtohen, e majta e Xherdan Shaqirit është...

Alex Oxlade Chamberlain ka thënë se e majta e Xherdan Shaqirit është më e mira te Liverpooli, duke e renditur gjilanasin edhe para Mohamed Salahit.

Ish-mesfushori i Arsenalit e bëri këtë deklaratë gjatë një bashkëbisedimi me Andy Robertsonin në ‘Sky Sport’.

Në këtë paraqitje, mbrojtësi skocez ishte duke thënë se ai e ka të majtën më të mirë te Liverpooli, teksa aty bëri ndërhyrje anglezi duke e përmendur Shaqirin dhe pastaj dy lojtarët e kampionit anglez pajtohen mes vete.

Pastaj, moderatori nga ‘Sky Sports’ e pyeti Chamberlainin rreth Mohamed Salah, derisa përgjigja e lojtarit ishte kjo: “Jo, nuk ka gjasa. Ne po flasim rreth teknikës”, duke vazhduar të mbrojë mendimin e tij rreth Shaqirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat