Agjenti i Hysajt flet hapur: Me 51% të mundësive nuk rinovon, kemi oferta nga jashtë për lojtarin

Futboll

Agjenti i Hysajt flet hapur: Me 51% të mundësive nuk rinovon, kemi oferta nga jashtë për lojtarin

Më: 5 janar 2021 Në ora: 19:36
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj është bërë çështje tek skuadra e Napolit, për mungesën e rinovimit të kontratës së tij.

Për këtë ka folur edhe agjenti i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Mario Xhufredi i cili deklaron në mikrofonat e radios “Radio Punto Nuovo” se Hysaj nuk rinovon edhe pse ai dëshiron të qëndrojë:

“Me siguri do t’a përfundojë sezonin me Napolin, por ajo që mund të ndodhë është çdo gjë e mundur. Me 51% të mundësive Hysaj nuk rinovon, vetëm nëse nesër në mëngjes Napoli ka dëshirën për t’i rinovuar kontratën atëherë do të pranojmë.

Hysaj ka dëshirën për të qëndruar, kemi gjithashtu dhe oferta nga jashtë shtetit.”, përfundoi agjenti i Hysajt, Mario Xhufedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat