Britania po vazhdon të shënojë rritje të rasteve të prekura nga sifilizi dhe gonorreja, në veçanti gjatë vitit që shkoi.
Të dhënat e reja tregojnë 20% rritje tek rastet e sifilizit dhe 22% tek rastet e prekura nga gonorreja, krahasuar me vitin 2016.
Diagnostifikimi i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme në përgjithësi është stabil në Britani.
Megjithatë ekspertët shëndetësorë kanë shprehur shqetësim në lidhje me uljen e testimeve për klimidia.