Suedezët mund të jetojnë në një shoqëri pa para

Evropë

Suedezët mund të jetojnë në një shoqëri pa para

Më: 16 maj 2018 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Rreth dy të tretat e suedezëve thonë se do të mund të menaxhonin në një shoqëri e cila nuk përdorë fare paratë.

Zakonet e mënyrave të pagesave te suedezët grumbullohen nga të dhëna vjetore, dhe në publikimin e fundit, 7 nga 10 njerëz kanë pohuar se do të mund të jetonin pa paguar me para të gatshme.

Kjo statistikë nuk është edhe aq e befasishme, nëse përmendim se i njëjti anketim ka vënë në pah se vetëm një në tetë persona (13 për qind) kanë përdorur para kesh për blerjet e fundit. Në vitin 2010 kjo shifër ka qenë 30 për qind.

Ndërsa katër nga dhjetë persona nuk kanë përdorur para të gatshme në muajin e fundit.    

Banka qendrore e Suedisë ka deklaruar se janë sjelljet e publikut që po ushtrojnë ndikim mbi nevojën për të ndryshuar qasje rreth përdorimit të parasë.  Nga viti 2006 deri në atë 2016, tërheqjet e parave nga bankomatët janë përgjysmuar.

Dy të tretat e tregtarëve në Suedi besojnë se ata nuk do të pranojnë para të gatshme pas vitit 2030.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat