Rritje e papunësisë pavarësisht dinamizmit ekonomik

Evropë

Rritje e papunësisë pavarësisht dinamizmit ekonomik

Më: 26 prill 2018 Në ora: 20:09
ilustrim

Spanja po regjistron një rritje të shkallës së papunësisë, duke arritur në 16,7% në tremujorin e parë, ndërsa dinamizmi i ekonomisë është dobësuar nga një varësi e madhe ndaj punësimit sezonal, kryesisht në fushën e turizmit.

Kjo lloj rritje është e zakonshme në Spanjë në fillim të vitit, periudhë kur mbyllen kontrata të shumta sezonale në fushën e turizmit, pas pushimeve të Krishtlindjeve.

Norma e papunësisë në fund të dhjetorit kapi vlerën e 16,5%, më e larta prej vitit 2014. Në fillim të vitit 2013 ajo ishte 27% përpara se të fillonte të binte.

Spanja, e cila po përjeton tre vitet e fundit një rritje të PBB-së më të lartë se 3%, mbetet në fushën e papunësisë nxënësi më i keq i zonës euro pas Greqisë.

”Jemi në një situatë të njëjtë prej një kohë të gjatë në vendin tonë, siç është rasti i krijimit të vendeve të punës sezonale”, – theksoi Pepe Alvarez, sekretar i përgjithshëm i UGT-së, një nga sindikatat kryesore.

Vendet e reja të punës janë të një standardi të ulët, ky fakt lidhet me elementë të jashtëm të situatës ekonomike të vendit, me situatën ekonomike ndërkombëtare, me nivelin e normave të interesit, që mund të marrë fund një ditë./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat