Këto janë caqet ku do të godasë Putin në rast lufte me britanikët

Evropë

Këto janë caqet ku do të godasë Putin në rast lufte me britanikët

Më: 18 mars 2018 Në ora: 22:47
Vlladimir Putin

Rusia do ta shndërrojë Britaninë e Madhe në një tokë të pabanueshme nëse Vlladimir Putin vendos të lansojë sulme nukleare.

Të paktën 38 qytete rrezikohen nga sulmet eventuale ruse në rast të një lufte eventuale me Britaninë si pasojë e tensionimit të situatës pas rasteve të fundit të helmimit të një ish-spiuni ruse dhe vajzës së tij.

Presidenti rus, Vlladimir Putin, nuk e fsheh faktin se ai do të mund të përdorë armë nukleare, përfshirë edhe armët e tij më të reja moderne, shkruajnë mediat britanike.

Daily Star Online zbulon caqet të cilat do të goditeshin me armë nukleare nga Rusia.

Zyrtarët e mbrojtjes kanë kompiluar një listë prej 106 lokacionesh, për të cilat besohet se mund të jenë cak i sulmeve ruse – duke i shënuar ato si caqe të mundshme nukleare, transmeton KosovaPress.

Rusia aktualisht ka një arsenal strategjik bërthamor prej 4,500 koka nukleare, me një rezervë totale prej 7,500.

Arma më e madhe nukleare e testuar ndonjëherë nga Rusia është bomba termonukleare “Car” - me një rendiment teorik eksploziv deri në 100 megatonë të TNT-së.

Nëse një nga këto armë do të hidheshin në Londër, ato do të vrisnin rreth 6 milionë njerëz.

Lista e qyteteve që do të mund të goditeshin nga Rusia me armë nukleare, sipas një raporti të deklasifikuar nga arkiva britanike: Londra, Cheltenham, Edinburgh, Nottingham, Teeside, Coventry, Wolverhampton, Leicester, Stoke-on-Tent, Belfast, Huddersfield, Sunderland, Gillingham, Rochester, Chatham, Maidstone, Glasgow, Birmingham, Liverpool, Cardiff, Manchester, Southampton, Leeds, Newcastle/Gateshead, Bristol, Sheffield, Swansea, Hull, Catterick, York, Preston, Cambridge, Dover, Reading, Salcombe, Brecon, Kidderminster, Armagh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat