May përjashton mundësinë e një votimi të dytë për Brexit

Evropë

May përjashton mundësinë e një votimi të dytë për Brexit

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 12:46
Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se nuk do të ketë kthim mbrapa në votimin për Brexit.

Në fjalimin e saj në konferecën në Mynih, ajo ka qenë e qartë në deklaratat e saj për vendimin e Britanisë së Madhe për t’u larguar nga BE-ja.

“Ne jemi duke u larguar nga BE-ja dhe nuk bëhet fjalë për një referendum të dytë dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme”, ka thënë May para zyrtarëve më të lartë evropianë dhe amerikanë.

Brexit dhe marrëdhëniet e Britanisë me BE-në, pritet të jenë një ndër temat kryesore të agjendës në ditën e dytë të konferencës për siguri që po mbahet në Mynih.

May ka kërkuar një traktat të ri për sigurinë me vendet e bllokut i cili do të siguronte bashkëpunim ushtarak, të inteligjencës dhe kundër -terrorizmit, pas Londra të largohet nga BE-ja.

“Aspektet kyçe të marrëdhënies sonë të ardhshme në këtë fushë do të fillojnë të jenë të zbatueshme nga viti 2019”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat