Rrugët e Barcelonës mbushen me protestues

Evropë

Rrugët e Barcelonës mbushen me protestues

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 17:51
Rrugët e Barcelonës mbushen me protestues

Më shumë se 300,000 qytetarë kanë protestuar sot në Barcelonës kundër dhunës policore, që u ushtrua gjatë referendumit të 1 tetorit për pavarësinë e Katalonisë.

Protestuesit ishin mbledhur në qendër të qytetit katalonas dhe brohoritshin "Jashtë forcat okupuese" dhe "Rrugët do të jenë gjithmonë tonat".

Policia spanjolle të dielën i është përgjigjur me dhunë qytetarëve që kishin dalë të votojnë në referendum, ndërsa materialet e votimit ishin konfiskuar, kurse shumë rrugë dhe shkolla ishin bllokuar. Qindra qytetarë janë lënduar gjatë ndërhyrjes së dhunshme policore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat