Shpërthimi në Londër, dyshohet për sulm terrorist

Evropë

Shpërthimi në Londër, dyshohet për sulm terrorist

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 11:01
Pamje pran metros së Londrës

(E plotësuar) - Policia e Londrës thotë se po zhvillon hetime për raportet për zjarr dhe eksplodim në metron e qytetit të Londrës si “incident terrorist”.

Policia ka konfirmuar se sot në orët e hershme të mëngjesit në një tren, ka pasur zjarr në Parsons Green Station, në pjesën jugperëndimore të Londrës.

Autoritetet thanë se “është shumë herët të konfirmohet” shkaku i zjarrit.

Fillimisht, mediat britanike kanë raportuar se një zyrtar policor ka thënë se një pajisje e dyshuar eksploduese nuk është aktivizuar plotësisht.

Një dëshmitar i ka thënë agjencisë Reuters se ai ishte në metro në stacionin Parson Green, kur ka dëgjuar një shpërthim dhe e ka parë në veturë afër tij të përfshirë në zjarr.

Policia tha se ka pasur plagosje të shumëfishta, përfshirë raste të njerëzve që vuanin nga djegia e fytyrës.

Nuk pa pasur raporte të menjëhershme për ndonjë fatalitet.

Në vendin e ngjarjes janë parë policët e armatosur, ndërsa ekipet e mjekëve u kanë treguar ndihmën e parë mjekësore personave të lënduar.

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se do ta kryesoj një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që do të mbahet sot.

Shpërthimi në Londër, dyshohet për sulm terrorist

Një udhëtar që ka qëlluar në metronë në Londër ku ka ndodhur shpërthimi ka thënë se zjarri ka rënë në një vagon dhe ka fillaur të zgjerohet.

Në ndërkohë Policia ka dhënë urdhër me të cilën këshillohen njerëzit të shmangen pjesën perëndimore të Londrës rreth stacionit “Parsons Green”, transmeton Reuters.

Londër: Shpërthim në metro, ka të lënduar

Nga shpërthimi në një tren në Londër janë lënduar disa udhëtarë, bën të ditur gazeta londineze “Metro”.

Gazetarët kanë raportuar se në tren ka shpërthyer një përmbajtje e vendosur në një kovë të bardhë  e future në një qese plastike pranë hyrjes së vagonit. Nuk dihet saktë numri i të lënduarve nga ky shpërthim.

Londër: Raportohet për një eksplodim në metro

Mediat britanike raportojnë se një kontejner i bardhë ka eksploduar në metron nëntokësore në pjesën jugperëndimore të Londrës.

Policia ka konfirmuar sot se janë përgjegjur ndaj një “incidenti” në Parsons Green Station në Londër.

Në vendin e ngjarjes janë parë policët e armatosur britanikë, ndërsa ekipet mjekësore i kanë ndihmuar të plagosurit.

Raportet e para sugjerojnë se ka pasur plagosje të shumëfishta, përfshirë raste të njerëzve që vuanin nga djegiet në fytyrë.

Agjencia Reuters i ka cituar dëshmitarët që kanë thënë se disa njerëz ishin lënduar nga rrëmuja e krijuar e udhëtarëve.

Zyrtarët e transportit në Londër kanë konfirmuar në rrjetin Twitter se është ndërprerë metroja në pjesën ku ka pasur eksplodim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat