Turqia dërgon kërkesën e dytë në Greqi për ekstradimin e ushtarëve “puçistë”

Evropë

Turqia dërgon kërkesën e dytë në Greqi për ekstradimin e ushtarëve “puçistë”

Më: 27 janar 2017 Në ora: 11:39
Ushtarët turq që po kërkojnë azil politik në Greqi

Ministria e drejtesisë së Turqisë e ka dërguar një kërkesë të dytë në Greqi për ekstradimin e ushtarëve turq që kërkohen në lidhje me puçin e dështuar të vitit të kaluar, raporton Reuters duke u mbështetur në të dhënat e transmetuara nga CNN-ja turke.

Kërkesa është dërguar një ditë pasi një gjykatë greke ka vendosur kundër ekstradimit të oficerëve turq të cilët pas dështimit të grusht shtetit u larguan për Greqi me helikopterë.

Vendimi i Gjykatës Supreme greke të enjten nuk lejoi ekstradimin e tetë ushtarëve, që kërkojnë azil politik me arsyetimin se ata frikësohen të jetojnë në Turqi.

Autoritetet turke i akuzojnë këta ushtarë se kanë qenë të përfshirë në puçin e dështuar, ndërsa i ka shpallur tradhëtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat