Bisedimet NATO-Rusi zhvillohen të hënën në Bruksel

Evropë

Bisedimet NATO-Rusi zhvillohen të hënën në Bruksel

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 19:19
Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se të hënën e ardhshme do të zhvillohen bisedime me Rusinë në nivel ambasadorësh, në selinë e Aleancës në Bruksel.

Bisedimet mes NATO-s dhe Rusisë zhvillohen në kohën kur marrëdhëniet mes dy palëve kanë shkuar në nivelin më të ulët që nga koha e luftës së ftohet. Rusia nuk e ndal agresionin e saj ndaj vendeve tjera, së pari sulmoi Gjeorgjinë, pastaj Ukrainën, tani vazhdon sulmet në Siri, ndërsa haptas ka dëshmuar mbështetjen e saj për Serbinë, të cilës i ka premtuar edhe ndihma të mëdha ushtarake në armatim dhe në trupa, ku këtë vit janë zhvilluar edhe ushtrime të përbashkëta ushtarake në Serbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat