Reagimi ndërkombëtar për flukset e mëdha të emigrantëve pritet të jetë në qendër të vëmendjes, sot që zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden takon kryeministrin suedez, Stefan Lofven.
Njëri nga udhëheqësit e SHBA-së mbërriti në vendin skandinav dje në mbrëmje, pas një dite me takime intensive në Turqi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Suedia u emërua një nga mikpritësit e një samiti mbi refugjatët që Shtëpia e Bardhë e njoftoi kohët e fundit.
Mbledhja e udhëheqësve, me 20 shtator është planifikuar të mbahet në prag të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.