Rrëfehet britaniku që vrau policin indonezian

Evropë

Rrëfehet britaniku që vrau policin indonezian

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 09:23
Ilustrim

Një 33 vjeçar britanik, i akuzuar për vrasjen e një polici indonezian, ka bërë të ditur se ai ka luftuar me policin e vdekur.

33 vjeçari, David James Taylor, dhe e dashura e tij australiane, Sara Connor, 45 vjeçare, janë arrestuar në Bali, për shkak të akuzës për vrasjen e Wayan Sudarsa.

Trupi i policit të vrarë është gjetur në plazhin Kuta, më 17 gusht, me plagë në kokë dhe qafë.

Të dyshuarit, nëse shpallen fajtorë, atëherë do të dënohen me 15 vite burgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat