Zelensky: Rusia po planifikon sulme të reja ajrore ndaj Ukrainës

Evropë

Zelensky: Rusia po planifikon sulme të reja ajrore ndaj Ukrainës

Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 07:27
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia po përgatit sulme të reja ajrore ndaj Ukrainës. Sipas tij, informacionet e mbledhura nga shërbimet e inteligjencës ukrainase tregojnë se Moska po bën përgatitje për goditje të tjera nga ajri.

Në një videomesazh të publikuar mbrëmjen e së hënës, Zelensky deklaroi se shërbimet e inteligjencës kanë siguruar informacione lidhur me planet e reja ruse, por nuk dha detaje se kur mund të ndodhin sulmet e mundshme, transmeton Euronews.

“Shërbimet tona të inteligjencës kanë informacione që lidhen me përgatitjet e rusëve për sulme të reja ajrore”, u shpreh presidenti ukrainas.

Zelensky iu drejtua gjithashtu Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera, duke rikujtuar se furnizimi i Ukrainës me sisteme të mbrojtjes kundërajrore varet nga vendimet e tyre.

Ai theksoi kështu rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për forcimin e mbrojtjes ajrore të vendit, në një kohë kur Ukraina paralajmëron për kërcënime të reja nga Rusia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat